Sormani: Kritikat janë normale pas humbjeve në derbi, ja ku po vuan Partizani

schedule21:14 - 8 Prill, 2020

schedule 21:14 - 8 Prill, 2020

Adolfo Sormani mori stolin e Partizanit në muajin dhjetor, duke pasuar bashkëkombësin e tij, Franko Lerda. Aventura e tij deri më tani në krye të “Demave”, ka pasur shumë ulje-ngritje. Në një intervistë për “Tema”, Sormani foli për rifillimin e kampionatit, atë humbje 5-1 në derbin kundër Tiranës, si dhe procesin stërvitor që po kryen skuadra në këto ditë izolimi.

RIFILLIMI – “Është një argument kompleks, pasi nga njëra anë janë organet institucionale që vendosin për pezullim apo rifillim  të aktivitetit. Nëse ato do të na lejojnë të luajmë, sigurisht që do ta bëjmë, megjithëse do të jetë e vështirë. Po marr shembullin e Bayern Munchen që janë duke punuar në gupe dhe kanë marrë masa të rrepta higjienizuese. Them në përgjithësi që është e vështirë për kampionatin nëse do të luajmë në periudhe të ngjeshur ku jo të gjitha skuadrat kanë mundësi për ta përballuar”.

STËRVITJA – “Ndërkaq që ne po vazhdojmë të stërvitemi sipas rregullores, ndërsa pashë në stadium lojtarët e Tiranës që po stërviten. Rregullat duhet të jenë njësoj për të gjithë”.

KRITIKAT – “Kur humbet ndaj Tiranës, dihet që kritikat do të jenë në qendër dhe kjo më duket normale. Megjithatë, nga ajo që kam parë deri tani, them me bindje se skuadra ka performuar shumë mirë dhe meritonte më tepër gjatë këtyre ndeshjeve”.

PROBLEMI – “Lojtarët kanë dhënë maksimumin, por problemi që unë shoh është faza e sulmit. Duke qenë se nuk kemi një sulmues kryesor që të jetë golashënues, duhet të sulmojmë si skuadër, por kjo nuk ka ndodhur dhe jemi penalizuar. Kjo duhet ndryshuar menjëherë”.

STADIUMI – “Mund të them se është skuadra e vetme që po ndërton një stadium të vetin dhe kjo do të thotë shumë. Ka shumë skuadra që e ëndërrojnë ta kenë një të tillë edhe në Ballkan”.

OPTIMIZMI – “Kjo është e rëndësishme për klubin, lojtarët, mënyrën e lojës dhe vetvetiu të jep hov për një kapërcim cilësor. Kam parë këtu se ka lojtarë shumë të mirë dhe që kanë dëshirë për t’u bërë lojtarë të mëdhenj. Kjo të jep shpresë dhe optimizëm për të ardhmen”, përfundoi Sormani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!