“Sormani duhet të japë dorëheqjen, i bëj thirrje Olsi Ramës të marrë Gegën”

schedule08:15 - 6 Mars, 2020

schedule 08:15 - 6 Mars, 2020

Shkëlqim Hajdari, prokurori i njohur, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Hajdari është tifoz me Partizanin dhe kjo situatë që po kalon ekipi i kuq. Në fjalën e tij, Hajdari tha: “Partizani duhet të bëjë një akulpa të madhe. Partizani dhe Tirana nuk janë ekipe në dorën e vetëm 2-3 njerëzve, pasi kanë tifozeritë më të mëdha në Shqipëri.

Për t’i rënë drejt, Partizanit i ka rënë haku u Skënder Gegës, i cili i solli titullin kampion pas 26 vitesh. Me të drejtë, të gjithë tifozët e Partizanit prisnin që Gega të vazhdojë. Dolën lloj-lloj skenari më pas dhe Skënderi është i lirë. Si profesionist i vërtetë që është, refuzoi dhe Kukësin. Nëse do të ketë një lidhje profesionale me Gegën, Skënderi do të kthehet te Partizani.

Jam i bindur se me këtë gjëndje që ka Partizani, Skënder Gega është alternativa më e mirë. Jam i sigurt që e kualifikon Partizanin në Kupat e Europës dhe sezonin e ardhshëm ndërton ekipin kampion. Ky trajneri italian, duhet të japë dorëheqjen. Ai flet sikur ne nuk dimë futboll dhe analizon humbjen brenda me Teutën. Ky trajner që ka Partizani, nuk arrin as Kupat e Europës. Kështu që Olsi, nëse po e ndjek emisionin, bashkë me Gazin, që i kam miq të dy, të lidhen me Skënderin dhe të marrin ekipin”, tha Hajdari./abcnews.al

 

Hajdari në Pressing

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!