Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme kryetaren e KLGJ Naureda Llagami.
Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Sakaq, Soreca ka theksuar se plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore.
“Unë u takova sot me Kryetaren e KLGJ Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. # BE-ja mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor”, shkruan ambasadori Soreca. l.k/abcnews.al
I met today w/ HJC Chair Naureda Llagami. The Council plays a key role in the new??judiciary system. Filling in the remaining positions of the High Court remains a top priority. #EU??supports the Council in its efforts to enhance independence and efficiency of ??judicial system. pic.twitter.com/Nzq6evdgzY
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 25, 2020