Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca i ka bërë apel Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që të ruajë pavarësinë, në kushtet kur pritet të nisë vlerësimi i kandidatëve që Gjykatën Kushtetuese.
Pas takimit me kreun e këtij këshilli Ardian Dvorani, Soreca ka shprehur mbështetje për punën e institucionit. Nëpërmjet një postimi në Twtiter, Soreca shkruan se mbështetja teknike dhe administrative për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është e nevojshme për realizimin e detyrave të rëndësishme./abcnews.al

