Ambasadori i BE, Luigi Soreca këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim online me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Soreca përmes një postimi në Twitter, shkruan se takimi mes tyre kishte si temë diskutimi rinovimin e dokumenteve biometrike, të cilën ai e quan një sfidë të madhe.
Soreca i bën thirrje qytetarëve që ti rinovojnë ugjentisht ato para ditës së zgjedhjeve, e cila është me 25 prill.
“Mirë shkëmbimi me KQZ-në. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën 5/6. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne bëjmë thirrje qytetarët t’i rinovojnë ato urgjentisht para ditës së zgjedhjeve”, shkruan Soreca./abcnews.al
Good ?exchange with CEC Cssr. @ICelibashi??, ? to @OSCEinAlbania. Work is well ongoing to implement new electoral code based on 5/6 reform. But renewal of still too many ID biometric documents is a big challenge. We call on??citizens to urgently renew them before Election-day. pic.twitter.com/uxOEEAYw6Z
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) January 20, 2021