Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Soreca: Shqipëria afër përmbushjes së kushteve për integrimin, moment kritik për konsensus

schedule14:57 - 2 Nëntor, 2020

schedule 14:57 - 2 Nëntor, 2020

Ambasadori i BE, Luigi Soreca u është drejtuar me një mesazh palëve politike në Shqipëri, përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Në një postim të tijin në Twitter, Soreca u ka bërë thirrje palëve që të gjejnë konsensus politik, në një kohë kur Shqipëria është shumë afër përmbushjes së kushteve të kërkuara nga Bashkimi Europian.

Postimi

“Shqipëria vazhdoi të bëjë përparim dhe marsin e kaluar bëri një hap të madh me BE kur vendosi të hapë negociatat e pranimit. Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara. Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik, dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë.  Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!