Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit ishte i pranishëm edhe ambasador i Delegacionit të BE, Luigi Soreca.
Gjatë fjlaës së tij Soreca u shpreh se Shqipëria duhet të ecë përpara. Ai ka deklaruar se do të sigurohen, që të gjitha përpjekjet e bëra do të shpaguhen dhe të gjitha proceset do të bëhen në mënyrë llogaridhënëse dhe transparente.
“Është dëshmuar një kujdes i jashtëzakonshëm ndaj këtij vendi ku ne shërbejmë. Ne duhet të ecim përpara tani. Jemi krenar që kemi marrë përsipër organizimin për konferencën, na janë dashur shumë përpjekje, megjithatë pritshmëritë tona u tejkaluan nga rezultatet.
Kemi diskutuar me ministrin e Rindërtimit për t’u siguruar që jo vetëm të jemi të shpejtë në rezultate, por dhe efektivë. Fakti që shtohet përtej rindërtimit në vetvete, e bën rolin e BE edhe më të rëndësishëm për shkak se jeni në rrugën drejt integrimit.
Për ta bërë këtë ne duhet të jemi pjesëmarrës në këtë proces, por gjithashtu edhe me skuadrën që do ta drejtojë këtë program, duke filluar me ministrin, që të sigurohemi që të gjitha përpjekjet e bëra do të shpaguhen dhe të gjitha proceset do të bëhen në mënyrë llogaridhënëse dhe transparente. Ne jemi në pikën që falë bashkëpunimit me PNUD që këto 15 milionë të mund të përdoren shumë shpejt, dhe presim fundin e kësaj jave të japim rezultatet e para.
Ju po na sfidoni si BE dhe ne na pëlqen kjo gjë. Na pëlqen oferta e ministrit Ahmetaj për pjesëmarrje në strukturën e rindërtimit, dhe do të kemi strukturë ekspertës në komitetin shtetëror të ndërtimit”, deklaroi Soreca.

