Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të punojnë së bashku për efikasitet, integritet dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë.
Këto deklarata Soreca i bëri gjatë një takimi online me përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë. Soreca shtoi se BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor.
“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar.
Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e nevojshëm për të zbatuar standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor i BE në Shqipëri”, shkruan Soreca. m.v/abcnews.al
All justice institutions should continue to work together on delivering efficiency, integrity and independence of the justice system. To rebuild trust in the judiciary and serving justice for the Albanian?? people. They should also show leadership and the necessary drive to…1/2 https://t.co/3rXf7v9TA0
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) July 14, 2021