Soreca: Duam ta shohim Shqipërinë sa më afër BE, sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur

schedule10:28 - 23 Korrik, 2021

schedule 10:28 - 23 Korrik, 2021

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca deklaroi gjatë fjalës së tij në tryezën për Reformën në Drejtësi se vijimi i kësaj reforme është shumë i rëndësishëm. Soreca deklaroi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri do të jetë në përputhje me standardet europiane

“Vijimi i reformës në drejtësi është mjaft i rëndësishëm. Pavarësia dhe integriteti i saj është shumë i rëndësishëm. Objektivi kryesor është të punohet fort që reforma në drejtësi të zbatohet si duhet. Do kërkohet përgjegjshmëri për përfshirjen në zbatimin e reformës në drejtësi. Bazat ligjore të jenë në vend. Kornizat të jenë në vendin e duhur.

Të luftohet korrupsioni. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri do të jetë në përputhje me standardet europiane. Është i nevojshëm koordinimi. Është inkurajuese të shohim në këtë tavolinë aktorët kryesorë. Është shumë e rëndësishme edhe për BE.

BE po investon në sektorë të rëndësishëm. Kemi menduar edhe përfshirjen financiare. Nuk do ndalojmë së punuari sepse duam ta shohim Shqipërinë sa më afër BE. Ky ka qenë angazhimi im kryesor që prej ditës së parë. Faleminderit që keni punuar për reformën në Drejtësi ashtu si duan shumë shqiptarë”, tha Soreca. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!