Arrihet marrëveshja për 14 miliardë euro për ndihmën e parë që do të mbështesë politikën e zgjerimit dhe do të sigurojë fonde për planin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca me anë të një postimi në Twitter.
“Arrihet marrëveshja politike për 14 miliardë euro si Instrument për Ndihmën e Para-Anëtarësimit. IPAIII do të mbështesë politikën e zgjerimit & do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjet kyç për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas COVID19”, shkruan Soreca. /mv.abcnews.al
‼️Political agreement is reached on €14 bn Instrument for Pre-Accession Assistance‼️ IPAIII will support enlargement policy and provide funding for Economic and Investment Plan (EIP) for WB6, a key tool to underpin post #COVID19 economic recovery of the region. #EU4Albania???? https://t.co/iTFzSDS9QX pic.twitter.com/dHekdWTCjV
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) June 2, 2021

