Soreca apel politikanëve: Dëgjoni dhe fitoni besimin e qytetarëve

schedule13:09 - 15 Shtator, 2020

schedule 13:09 - 15 Shtator, 2020

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ka bërë apel që zëri qytetar të dëgjohet më shumë.

Soreca përmes një postimi në Twitter ka bërë apel politikanëve që të dëgjojnë më shumë kërkesat e qytetarëve dhe të fitojnë besimin e tyre.

“Në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida, të përkeqësuara nga COVID-19. Besimi i qytetarëve në demokraci nuk duhet të merret si i mirëqenë. Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë. Ne duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin”, shkruan Soreca. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!