Sopoti vazhdon të ndjekë Shkumbinin kryesues, pasi sot ka mundur me rezultatin tenistik 6-0 ekipi e Internacional Tirana. Tre gola për pjesë dhe një prej tyre e ka shënuar Mirel Çota, sulmuesi i mirënjohur që ka luajtur edhe në Superiore.
Hap fals për Shënkollin, që në transfertën e vështirë me Gramshin është mposhtur me rezultatin 3-1. Vendasit morën tre pikë me vlera dhe protagonist ishte sulmuesi anësor, Zani, me dy prej golave.
Fitore për Adën, që kaloi me rezultatin 1-0 Ilirinë. Frroku shënoi golin e vetë. Mirdita ndërkohë vijon të humbasë dhe këtë herë e ka pasuar nga Valbona me rezultatin 0-4. /abcnews.al
Kategoria e Dytë, Grupi A
Mirdita-Valbona 0-4
Shënues: Qelia 35’, Mema 52’, Likaj 73’, Hajdari 76’
Sopoti-Internacional Tirana 6-0
Shënues: Kullafi 15’, Asllani 35’, Rreshka 45’, Sejdini 70’, Çota 80’, Jugu 88’
Ada-Iliria 1-0
Shënues: Frroku 40’
Gramshi-Shënkolli 3-1
Shënues: Zani 3’, 84’ Latifi 28’/ Shimaj 55’