Sonte sytë nga qielli, fenomeni i rrallë zgjat për më shumë se 15 orë

schedule21:44 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 21:44 - 29 Dhjetor, 2020

Hapësira po i dhuron Tokës një dhuratë këtë fundvit – hënën e plotë. Kjo do të jetë hëna e fundit e plotë e vitit e cila njihet edhe si “Hëna e Ftohtë”. Ky fenomen do të zgjasë për më shumë se 15 orë nga mbrëmja e sotme deri në mëngjesin e së mërkurës, duke e bërë atë Hënën e plotë më të gjatë të vitit.

Quhet ndryshe dhe si “Hëna e gjatë e natës” pasi ndodh në një nga netët më të gjata të vitit, rreth solsticit të dimrit. Ndërsa zhvillohet menjëherë pas Krishtlindjeve, Hëna e plotë quhet ‘Moon After Yule’’ edhe në Evropë. Sipas “The Old Farmer’s Almanac”, Hëna e Ftohtë ka marrë këtë emër nga disa tradita nga amerikanët.

'Hëna e Ftohtë' do të ngrihet nga qielli verilindor në 4:19 pasdite ET (9:19 pasdite GMT), me ndriçimin e pikut në 10:30 pasdite ET (3:30 paradite GMT) Të martën në mbrëmje.  Në foto është hëna e plotë në Shën Petersburg, Rusi

Sipas Forbes, kur Hëna arrin kulmin e ndriçimit shfaq “Hënën e Ftohtë” në dy data të ndryshme. Ndërsa Azia, Evropa dhe Afrika do të shijojnë Hënën e plotë me 30 Dhjetor, si Amerika e Jugut ashtu edhe Amerika e Veriut do ta kenë atë një ditë më parë, më 29 Dhjetor. /abcnews.al

Nofka vjen nga fisi amerikan vendas Mohwaks dhe i referohet uljes së temperaturave në dhjetor që do të thotë se dimri ka mbërritur.  Në foto është hëna e plotë e varur mbi Maryland

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!