Sonte premiera e “Pikë uji”/ Koloneci: Filmi im i parë në Shqipëri. Kodra: Synojmë të përfaqësojmë vendin në edicionin e 97-të të Oscar

schedule09:22 - 12 Shtator, 2024

schedule 09:22 - 12 Shtator, 2024

Më 12 shtator vjen në kinema premiera e filmit artistik “Pikë uji” me regji të Robert Budinës dhe producente Sabina Kodrën. Filmi nuk paraqet thjeshtë një thriller të ngjizur nga fantazia e një artisti, por një histori dramatike që na sfidon të përballemi me thelbin e problematikës së shoqërisë që po jetojmë.

Aida, personazhi kryesor, një funksionare e rëndësishme në bashkinë e qytetit të Pogradecit, përpiqet me çdo mënyrë të gjejë një rrugëdalje nga korridoret e errëta të pushtetit ku është ngërthyer, për të mbrojtur djalin e saj Markun, nga krimi që ai akuzohet se ka kryer, përdhunimi i një të miture.

Në studion e emisionit “ABC-ja e mëngjesit”, Sabina Kodra dha më shumë detaje.

“Filmi ka një panoramë ku audienca do t’i gjej të gjithë, si njerëzit me pushtet, fëmijët e tyre dhe njerëzit e pamundur. Jemi përpjekur të ndërtojmë personazhe të besueshme mbi jetën e përditshme. Kemi tre vjet për të shkruar skenarin. Kemi bërë tre drafte. Merr shkas nga e përditshmja.“, tha Kodra.

Aktori Gerhard Koloneci deklaroi se është filmi i parë që realizon në Shqipëri.

“Ky është filmi im i parë që realizoj në Shqipëri. Më pëlqen të them se Berti dhe Sabina janë prindërit e mi artistik.”, u shpreh ai.

Kodra tregoi se me këtë film synojnë që të përfaqësojnë Shqipërinë në Oscar.

“Kemi çuar kërkesën për të qenë përfaqësuesit e edicionit të 97 në Oscar. Kemi çuar kërkesën dhe presim përgjigjen nëse ky film do të përfaqësojë Shqipërinë. “, tha Kodra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!