Presidenti Donald Trump dhe ish-presidenti Barack Obama janë vlerësuar si burrat më të admiruar të vitit 2019 – të.
Sipas sondazhit vjetor realizuar nga “Gallup”, Trump dhe Obama kanë ndarë vendin e parë së bashku si burrat më të admiruar në Amerikë.
Kjo është hera e parë që Trump është në krye të listës ndërsa për Obamën hera e 12-të.
Të dy fituan 18% të pikëve në sondazh në mesin e amerikanëve. Përveç dy presidentëve, asnjë burrë tjetër nuk fitoi mbështetje nga më shumë se 2% e amerikanëve.
Ndërsa në top 10 u përfshinë ish-Presidenti Jimmy Carter, biznesmeni Elon Musk, themeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates dhe Papa Françesku./abcnews.al