Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e IKD ka bërë një sondazh mbi angazhimin politik në Shqipëri. Sondazhi ka vlerësuar nivelin e angazhimit të qytetarëve në procese demokratike që nga votimi e deri tek fushatat duke bëra krahasime me nivelet e pjesëmarrjes në vitin 2016.
Në përfundim ka rezultuar se shqiptarë ndihen të shkëputur nga qeveria dhe politika pasi dy të tretat e tyre shprehin pakënaqësi me punën e institucioneve të qeverisjes dhe strukturat e opozitës. Ndërkohë më shumë se dy të tretat thonë se qytetarët kanë nevojë të dinë se kush i financon fushatat politike dhe elektorale.
Krahasuar me vitin 2016, ka rezultuar se qytetarët shohin më shumë mundësi për angazhim në nisma qytetare sesa në parti politike.
Ndër votuesit e pavendosur, 44% e tyre thonë se ndihen të papërfaqësuar nga partitë politike, ndërsa 27% shprehen se partitë nuk do i mbajnë premtimet e bëra në fushata elektorale./mv.abcnews.al