Sondazhi: Popullariteti i Biden ka rënë me 6%

schedule19:41 - 25 Korrik, 2021

schedule 19:41 - 25 Korrik, 2021

Sipas kompanisë së sondazheve Gallup, gjashtë muajt e parë të Presidentit Joe Biden nuk kanë rezultuar pozitivë. Nga shifrat e nxjerra nga kompania, niveli i popullaritetit të Presidentit ka pësuar luhatje.

Sipas Gallup, treguesi i pëlqimit të Joe Biden në muajin Korrik ka rënë me 6%, duke shkuar në 50%, krahasuar me 56% në muajin Qershor.

Nga ana tjetër, është rritur në 45% përqindja e amerikanëve që disaprovojnë politikat e Biden, ndërsa një kontingjent tjetër prej 5% është i pavendosur për t’u shprehur në lidhje me qeverisjen e Presidentit.

Ndryshimi I gjykimit të amerikaneve për Presidentin Biden vjen kryesisht prej pakënaqësisë me fushatën e vaksinimit. Aktualisht, vetëm 55% e amerikanëve kanë arritur të marrin vetëm një dozë të vaksinës, teksa premtimi i Biden më herët ishte që brenda datës 4 korrik, 70% e popullsisë do të ishte e vaksinuar me të paktën një dozë.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se nuk kanë qenë të pakta rastet kur vetë amerikanët kanë refuzuar të vaksinohen, duke përmendur edhe ofertat e autoriteteve shëndetësore në SHBA me dhurata të ndryshme, vetëm që njerëzit të vaksinohen.

Ndërkaq, që prej fillimit të pandemisë në SHBA kanë humbur jetën 627 mijë persona./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!