Sondazhi: Mbi 50% e grave në Britani janë ngacmuar seksualisht në vendin e punës

schedule14:38 - 12 Maj, 2023

schedule 14:38 - 12 Maj, 2023

Pothuajse dy në tre gra të reja janë abuzuar seksualisht në vendin e punës, sipas një sondazhi nga Konfederata Britanike e Sindikatave (TUC).

Megjithatë, shumica e tyre kanë heshtur nga frika se kompania për të cilën punonin nuk do t’i besonin ose se do të dëmtonin nga ana e karrierës.

Sipas sondazhit, 58% , pothuajse tre në pesë gra janë ngacmuar seksualisht. Më shumë se dy në pesë gra (43%) thonë se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale të paktën tre herë.

Për më tepër, sondazhi i TUC tregoi se shumica e ngacmimeve seksuale,  ose abuzimit verbal ndodhin në vendin e punës (71%), por edhe përmes telefonatave ose mesazheve (12%), videove (8%).

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!