SONDAZHI/ Kush ishte fituesi i debatit të dytë presidencial

schedule09:55 - 23 Tetor, 2020

schedule 09:55 - 23 Tetor, 2020

Sipas një sondazhi të CNN pas debatit presidencial, 53% e amerikanëve mendojnë se i nominuari demokrat për president Joe Biden ka fituar debatin e fundit presidencial. Ndërkohë, 39% thanë që Donald Trump doli fitues.

Rikujtojmë se sondazhi përfaqëson një grup të vëzhguesve të debatit dhe nuk është përfaqësues i vendit në përgjithësi. Në këtë grup vëzhguesish të debatit, rreth 32% ishin demokratë, 31% ishin republikanë.

Para debatit, Biden kryesonte me 55% dhe pas debatit me 56% . Presidenti Trump kishte një vlerësim të favorshëm me 42% para debatit dhe 41% pas debatit.

Shikuesit  gjithashtu u pyetën nëse ata mendonin se sulmet e kandidatëve ndaj njëri-tjetrit ishin të drejta. Rreth 73% thanë se sulmet e Biden ndaj Trump ishin të drejta. Vetëm 26% thanë se nuk ishin të drejta.

50% thanë se sulmet e Trump ndaj Biden ishin të drejta, por 49% e vëzhguesve të debatit thanë se nuk ishin të drejta.

Të anketuarit fillimisht u intervistuan në fillim të këtij muaji ose me telefon ose në internet dhe treguan se ata kishin në plan të ndiqnin debatin dhe do të ishin të gatshëm të ri-intervistoheshin kur të mbaronte. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!