Sondazhi: Amerikanët të ndarë për akuzat penale ndaj Trump

schedule15:25 - 7 Prill, 2023

schedule 15:25 - 7 Prill, 2023

Ndjekja penale ndaj ish-presidentit Donald Trump ka ndarë amerikanët, por duket se ka rritur shanset e tij për të fituar edhe njëherë pëlqimin e republikanëve për zgjedhjet e vitit 2024.

Sipas një sondazhi të Reuters, 49% e të gjithë amerikanëve mendojnë se ishte e drejtë që prokurorët të hapin çështjen e parë penale kundër një ish-presidenti të SHBA.

Sondazhi u krye pasi Trump doli përpara Gjykatës i akuzuar për 34 here akuza, për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe pagesave ndaj ish yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, ish modelen e Playboy si dhe rojes së Kullës së Trump.

Por këto të dhëna tregojnë edhe njëherë ndarjen politike për kaq shumë çështje që rrotullohen rreth Trump.

Rreth 84% e demokratëve thanë se akuzat ishin të merituara, ndërsa rreth 40% e republikanëve u shprehën se akuzat penale që rëndojnë ndaj ish presidentit amerikan do i shtyjnë ata edhe më shumë që të votojnë për Trump në 2024.

12% e tyre mendojnë se nuk do ta mbështesnin atë. Trump edhe pas këtyre akuzave kryeson ende listën si favorit për të udhëhequr edhe njëhërë Shtëpinë e Bardhë në 2024. Sipas sondazheve ai shihet si kandidati i preferuar i republikanëve. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili ende nuk ka hyrë në garë, renditet i dyti me 21%.

Megjithatë, republikanët mendojnë se akuzat janë për të delegjitimuar Trump përmes hetimeve të motivuara politikisht.

Ndërkaq teksa kanë kaluar tre ditë, ish-presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi arrestimin dhe akuzat si një përvojë të pabesueshme dhe ditën më të mirë në histori kur ai u bë i pari ish-president amerikan i akuzuar për krime.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!