Sipas një sondazhi, besimi i popullit amerikan për planin ekonomik të Joe Biden është “venitur”, ndërsa administrata po lufton për të përmbushur premtimet e fushatës.
Por Biden vazhdon të jetë më i popullarizuar se paraardhësi Republikan Donald Trump gjatë mandatit të tij: 55% e të rriturve mbështesin masat e marra nga Biden gjatë pandemisë dhe 65% janë të pakënaqur me përgjigjen e tij ndaj pandemisë.
Sidoqoftë, një numër në rritje i amerikanëve nuk besojnë në aftësitë drejtuese të Biden. Rënia më e madhe e besimit vjen nga Partia Demokratike, veçanërisht te personat nën 40 vjeç, demokratët me ngjyrë ose ata që nuk kanë diplomë të arsimit të lartë.
Amerikanët janë më të shqetësuar për ekonominë, se sa për pandeminë
Frika për ekonominë ka zëvendësuar frikën për shëndetin. Një e katërta e të anketuarve e kanë cilësuar ekonominë problemin kryesor. Shumica e amerikanëve janë të shqetësuar për rritjen e kostove të jetesës dhe opinioni publik është i dyzuar se si qeveria do të përmirësojë situatën e krijuar për shkak të koronavirusit.
Dyzet e tetë përqind e të anketuarve thanë se mbështesnin planin ekonomik të Biden, me 4% më shumë në krahasim me një sondazh të ngjashëm në Prill. Numri i amerikanëve që nuk mbështesin planin ekonomik të Biden u rrit me 4% duke shkuar në 43%.
Vetëm 35% e vendit besojnë se ekonomia amerikane po ecën në drejtimin e duhur dhe 44% e të anketuarve thanë se janë të shqetësuar që çmimet vazhdojnë të rriten. Midis demokratëve, 78 përqind thanë se mbështesnin planin ekonomik të Biden, ndërsa 15% e demokratëve nuk e miratojnë planin e tij ekonomik.
Sfida për Biden: një zgjidhje e vlefshme për mbajtur partinë e tij të bashkuar. s.ba/ abcnews.al