Sondazhi: 72 përqind e amerikanëve mendojnë se Biden nuk duhet të rikandidojë për president

schedule12:58 - 2 Korrik, 2024

schedule 12:58 - 2 Korrik, 2024

Një sondazh ka zbuluar se 72 përqind e amerikanëve besojnë se presidenti Joe Biden nuk duhet të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhi, i kryer nga CBS News/YouGov, vjen mes shqetësimeve në rritje nëse Biden është i aftë mendërisht për postin pas debatit të parë presidencial përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Sondazhi tregoi se 45% e demokratëve besojnë se Biden duhet të tërhiqet nga gara presidenciale për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Kur u pyetën për aftësinë mendore dhe njohëse të ish-presidentit Donald Trump për presidencën, 50% u përgjigjën po dhe 49% jo.

Debati, i mbajtur nga CNN, intensifikoi diskutimet rreth aftësisë së Biden për një mandat të dytë. Pavarësisht se Trump nuk fitoi një avantazh, performanca e Biden nuk i lehtësoi shqetësimet për moshën e tij./abcnews.al