Sondazhi: 31% e britanikëve besojnë se pasaportat e vaksinimit do të rrisin pabarazitë sociale

schedule11:27 - 30 Prill, 2021

schedule 11:27 - 30 Prill, 2021

Sipas një sondazhi, 31% e personave në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se ‘pasaportat e vaksinimit’ do të rrisin pabarazitë dhe 49% e mendojnë se shumica e tyre do të shiten në tregun e zi.

Gjithashtu 7% për qind e popullit nuk janë dakord të marrin dozën e dytë të një vaksinë kundër Covid pasi nuk besojnë se i mbron më shumë nga sëmundja. Një në 5 persona (19%) nuk kanë siguri të vaksina.

40 për qind e popullit besojnë se të rinjtë kanë më pak gjasa të vaksinohen kundër Covid kur të vijë radha e tyre. 1 në 20 persona (5%) besojnë se vaksinat Covid përmbajnë produkte të mishit të  derrit.

Dr Siobhan McAndrew, pedagog në Universitetin e Bristol, tha: Ka pasur interes të madh nëse pasaportat e vaksinimit mund të inkurajojnë vaksinimin. Por ekziston frika pasaportat   do të keqpërdoren, duke përfshirë kufizimin e lirive civile.

Në sondazh morën pjesë 4,896 persona të moshës 16-75 në Britani në fillim të prillit./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!