Më shumë se gjysma e britanikëve duan që kryeministrja Liz Truss të japë dorëheqjen, sipas një sondazhi të YouGov.
Një javë pas zhurmës së shkaktuar nga plani ekonomik i Truss, 51% e të anketuarve thanë se kryeministrja e re duhet të japë dorëheqjen. Ndër votuesit konservatorë, kjo shifër është rritur në 36%.
Ndërsa 54%% duan që Ministri i Financave Këazi Këarteng të japë dorëheqjen (41% te konservatorët). Buxheti dhe plani i taksave i shpallur nga Këarteng javën e kaluar është kthyer në një fiasko mes krizës së kostos së jetesës në vend.
Pas prezantimit të këtij “minibuxheti”, i cili përfshinte uljen e taksave për të pasurit, financuar nga blerja e borxhit, paundi ra në nivelin më të ulët historik.
Banka Qendrore vendosi të ndërhyjë urgjentisht për të qetësuar tregjet.
Kryeministrja do të marrë pjesë në konferencën vjetore të partisë konservatore në Birmingham nga e diela deri të mërkurën.
/abcnews.al