Sonda Europiane është nisur drejt diellit për të eksploruar nga afër cilësitë e tij

schedule17:21 - 10 Shkurt, 2020

schedule 17:21 - 10 Shkurt, 2020

Sonda Europiane “Solar Orbiter”, e nisur në drejtim të Diellit është lëshuar nga baza amerikane e Cape Canaveral me një raketë të tipit “Atlas 5”. Tashmë ka nisur misioni më ambicioz i organizuar ndonjëherë drejt yllit tonë, realizuar nga Agjensia Hapësinore Europiane në bashkëpunim me NASA-n amerikane.

Një ndër dhjetë mjetet e teknologjisë së sondës është zhvilluar nga Universiteti i Firences. Pas dy rinisjesh, ku njëri me probleme teknike, ndërsa tjetri me probleme meteorologjike të papërshtashme, misioni ka nisur udhëtimin e tij, ku presupozohet se pas 3 vitesh e gjysëm sonda do t’i afrohet diellit në një distancë prej 42 milion kilometrash. Do të jetë hera e parë që një mision hapësinor do t’i afrohet kaq shumë Diellit, brenda një zone me rrezatime të forta dhe me temperatura që shkojnë deri në 500 gradë Celsius.

Misioni ka shfrytëzuar linjën mes Tokës dhe Venusit, linjë që i ka mundësuar vendosjen e sondës në trajektoren ideale për të përshkuar korrektësisht rrugëtimin e saj, duke shfrytëzuar shtyrjen gravidacionale të dy planetëve. Kur sonda të mbërrijë në orbitën e saj përfundimtare, më të afërtën me Diellin të mbërritur ndonjëherë nga një teknologji njerëzore, do mund të fotografojë imazhet e para të zonave polare të yllit tonë, dhe të marrë të dhëna të çmuara për t’i studiuar fushën magnetike. Nga kjo e fundit varen fenomene shumë të rëndësishme, siç janë ciklet 11 vjeçare të aktivitetit Diellor dhe stuhitë e forta, efektet e të cilave mbi tokë mund të provokojnë aurora polare të bukura, ose dëme satelitore që sjellin probleme në komunikimin e rrjeteve elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!