Son “injoron” milionat arabe: Paratë nuk kanë rëndësi, kam shumë për të bërë në Premier League

schedule17:40 - 20 Qershor, 2023

schedule 17:40 - 20 Qershor, 2023

Ekipet arabë po bëjnë “çmendurinë” këtë sezon, duke i ofruar lojtarëve me eksperiencë e përvojë që luajnë në Evropë, oferta “faraonike” vetëm e vetëm për të forcuar imazhin e tyre në botën e futbollit.

Mirëpo, përveç pranimit të ofertave nga lojtarë si Benzema, Kante apo Ruben Neves, ka dhe refuzime, ku ndër më të fundit është dhe anësori tepër cilësor i Tottenham, koreano-jugori, Heung-Min Son.

Për mediat ditën e sotme, Son, tashmë 30-vjeçar ka rrëfyer se dëshiron të qëndrojë në Premier League, teksa ka shtuar se të luajturit në futbolli në ligën e tij të preferuar për koreanin është më e rëndësishme se paratë.

“Kam shumë për të bërë në Premier League. Paratë nuk kanë rëndësi për mua. Krenaria e të luajturit futboll në ligën time të preferuar është e rëndësishme. Do të jem i përgatitur kur të kthehem te Spurs”,- u shpreh Son, teksa duket se premton të bëjë “të pamundur” për të fituar trofe sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!