Son Heung-min “makineri”, arrin kuotën e 100 golave në Europë

schedule09:32 - 6 Tetor, 2020

schedule 09:32 - 6 Tetor, 2020

Tottenham arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Manchester United. Të besuarit e Jose Mourinho shpartalluan me rezultatin 1-6 “Djajtë e Kuq” dhe u konfirmua forma e mirë që po kalon dyshja Kane-Son.

Madje ky i fundit arriti të shënojë dy gola, duke arritur në kuotën e 100 golave në Europë. Koreano-jugori është në një formë të shkëlqyer këtë sezon dhe deri më tani ka shënuar gjashtë gola në Premier League, duke kryesuar listën e golashënuesve.

Gjithashtu 28-vjeçari arriti të shënonte dhe në kualifikueset e Europa League, në ndeshjen kundër Shkëndijës në Maqedoninë e Veriut. Son Heung-min e ka filluar karrierën e tij tek Hamburgu në Gjermani, ku shënoi 20 gola.

Më pas kaloi në radhët e Bayern Leverkusen, ku aty ai ra në sy me performancat e tij dhe shënoi 21 gola. Në vitin 2015 Son u ble nga Tottenham dhe që nga ajo ditë ai numëron 164 ndeshje në të gjithë kompeticionet për “Spurs”, duke shënuar 59 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!