Somali/ Gjenden në bregun e detit mbi 100 delfinë të ngordhur

schedule19:19 - 24 Janar, 2025

schedule 19:19 - 24 Janar, 2025

Në bregun e rajonit Puntland në Somali janë gjetur në brigjet detare mbi 100 delfinë të ngordhur.

Ministri i Peshkimit të rajonit, Abdirisak Abdulahi Hagaa, tha se deri tani janë numëruar të paktën 110 delfinë të vdekur, jo larg nga porta e Bosasos dhe janë marrë mostra për të hetuar ngjarjen.

Nga dyshimet paraprake besohet se nuk është shkaktuar nga plagëve e rrjetave pasi nuk ka shenja të lëndimeve ose prerjeve mbi ta.
Për më tepër, zyrtarët nuk besojnë se materialet toksike janë shkaku i vdekjes, pasi peshqit në zonë nuk duket se janë prekur.

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!