Solstici veror, 3 shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri

schedule14:47 - 17 Qershor, 2022

schedule 14:47 - 17 Qershor, 2022

Më 21 qershor, dita zyrtarisht bëhet më e gjatë dhe ne presim të ndjejmë pak më shumë verë. Solstici i verës po afron dhe bashkë me të edhe periudha e Gaforreve. Çfarë do të thotë kjo? Shumë energji pozitive, veprim dhe shumë tronditje të këndshme emocionale.

Ndërsa Dielli largohet nga Binjakët, ai sjell një ndjenjë rinovimi, fuqie dhe besimi. Nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut, bëhuni gati të përjetoni momente të shkëlqyera në lidhjet tuaja të dashurisë, pavarësisht fazës që po kaloni në jetën tuaj në këtë fushë.

Dashi

Është momenti më i përshtatshëm për të hequr dorë nga emocionet që i keni fshehur prej kohësh. Do t’i ktheni pikërisht në diçka produktive që do t’ju hapë kapituj të rinj në jetën tuaj dhe do t’ju ofrojë përvoja të pasura. Është e mundur të gjesh në fytyrën e një të riu, dashurinë që kërkon prej vitesh.

Gaforrja

Është koha juaj, kështu që do të thotë se do t’i ndjeni të gjitha në shkallën superlative. Dielli hyn në shtëpinë tuaj të parë dhe kjo ju mbush me optimizëm dhe një humor për t’u rinovuar emocionalisht. Marrëdhëniet janë zyrtarizuar dhe nëse deklaroheni beqarë, yjet thonë se nuk do jeni për shumë kohë.

Peshqit

Është një kohë që do t’ju bëjë të shkëlqeni dhe të shijoni gjërat e vogla të përditshme të jetës. Do ta lejoni fëmijën që jeton brenda jush, të jetojë sërish momente të shkujdesura dhe të rilidhet me vlerat dhe njerëzit që dikur ju bënë të buzëqeshni pak më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!