Ashley Young u largua pas shumë vitesh nga Manchester United për të provuar një aventurë të re në Serie A, me skuadrën e Interit. Një futbollist që mbulon shumë pozicione, Young pritet të jetë i vlefshëm për Antonio Conten, edhe pse vitet më të mira i ka lënë pas.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i uroi suksese anglezit në aventurën e tij të re, si dhe e falënderoi për të gjithë kontributin që ka dhënë me fanellën e “Djajve të Kuq”.
“Mentaliteti i Young është i tillë, donte të provonte diçka të re. Ai do të bëjë 35 vjeç dhe ka bërë një punë fantastike tek United. I ka shërbyer klubit 100% dhe për këtë duam ta falënderojmë. Ai donte të provonte një aventurë të re dhe neve na u desh të mos e pengonim. I uroj shumë fat te skuadra e re”, përfundoi Solskjaer./abcnews.al