Me presionin që vazhdon të rritet mbi trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, trajneri ka folur me një numër lojtarësh kryesorë këtë javë ndërsa ai kërkon zgjidhje për problemet e klubit në fushë.
Puna e norvegjezit është vënë në pikëpyetje prej disa kohësh, me humbjet poshtëruese kundër Liverpool dhe Manchester City që nuk i ndihmojnë kauzën e tij.
Sipas “Daily Mail”, Solskjaer tani ka folur me Cristiano Ronaldon, Bruno Fernandes, Harry Maguire, Luke Shaw, Victor Lindelof dhe Nemanja Matic në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Trajneri i thirri ata për një takim në orën 10 të mëngjesit në objektin stërvitor të klubit në Carrington të enjten.
Ka pasur raportime se Cristiano Ronaldo është bërë i pakënaqur me situatën në Old Trafford që kur u bashkua në verë dhe se ai tashmë do të konsideronte të ardhmen e tij përtej verës nëse ata dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve./h.ll/abcnews.al