Shtatë gola në dy ndeshjet e fundit. United triumfoi 0-4 përballë Sociedad në Europa League, teksa mbrëmjen e kaluar mposhti 3-1 Newcastle në kampionat.
Sulmi i “Djajve të Kuq” është në formë shumë të mirë dhe një gjë e tillë gëzon trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili komentoi triumfin ndaj “Qymyrxhinjve”.
“Pjesa e parë u luajt në ritme jo të larta, ndërsa në të dytën zbritëm në fushë me një marsh më shumë. Është gjithmonë e vështirë të luash pas një transfertë në Europa League.
Nuk kemi kohë të marrim frymë nga kalendari i ngjeshur, një gjë e tillë u pa në pjesën e parë. E qarkulluam topin, por hasëm shumë vështirësi. Duhet të ishim treguar më inteligjentë.
Ndryshe ndodhi në 45 minutat e dyta. E dinim që Newcastle do të bënte presing lart, por ishim shumë më mirë në aspektin taktik dhe fituam ndeshjen“, theksoi trajneri norvegjez. /abcnews.al