Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer analizoi barazimin 1-1 ndaj Southampton në faqen zyrtare të klubit. Ai shprehet se goli i rivalëve nisi nga një faull ndaj të tijve.
“Në përgjithësi mendoj se krijuam shanse për ta fituar ndeshjen dhe në disa momente kemi bërë futboll të mirë. Pastaj rrezikuam me pritjen e shkëlqyer të De Geas.
Është një pikë e marrë në një ndeshje ku ishim në disavantazh, por jo ajo që donim. E përballuam stuhinë në dy ose tre minutat e para pas goditjeve të bëra nga ata, pastaj bëmë futboll të mirë.
Ata shënuan pak a shumë nga asgjëja dhe kishte faull në fillim të aksionit, 100%. Kundërshtari shkon direkt në ijet e Brunos (Fernandes), kështu që është një faull. Gjithsesi duhet të reagonim më mirë”, tha Solskjaer. /abcnews.al