Ole Gunnar Solskjaer feston 48-vjetorin e lindjes sot dhe shorti i Europa League i bëri dhuratë Milanin. United do të përballet me kuqezinjtë italianë në raundin e 1/8, teksa trajneri i “Djajve të Kuq” u ndal te kundërshtarët dhe Zlatan Ibrahimovic.
“Milani ishte një dhuratë e bukur për ditëlindjen time, apo jo? Është traditë e jona në short, gjithmonë biem përballë ekipeve të vështira.
Ndaj Milanit është një përballje me aromë Champions League, është bukur të luajmë ndeshje të tilla, skuadra ka nevojë për këto lloj sfidash.
Mezi po presim të luajmë kundër kuqezinjve. Ibrahimovic? Zlatan më ka impresionuar me atë që po bën në karrierë, më duhet ta pranoj.
Pësoi një dëmtim që mund t’i rrezikonte karrierën kur ishte pjesë e jona, por ia doli të rikuperohet dhe më pas u transferua në MLS.
Më pas u rkthye te Milani dhe e ringriti skuadrën. Ata janë në rritje, po e marrin veten dhe kanë bërë me të vërtetë shumë mirë këtë sezon“, thekson trajneri norvegjez. /abcnews.al