Duket se Jadon Sancho e ka të vështirë të jetë titullar në ManUnited . Që kur zbarkoi në Angli në verë nga Dortmundi , anësori ka luajtur vetëm 533 minuta në të cilat nuk ka shënuar apo asistuar asnjë gol . Shifra që nuk japin arsye për 85 milionë eurot që investuan ‘të kuqtë’ për yllin e Dortmundit .
Tani, mbi të gjitha, Southgate e ka lënë jashtë skuadrës së Anglisë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 . Sigurisht që nuk është fillimi që Sancho priste kur mbërriti te Manchester United.
Sancho në një pozicion më mbrojtës?
Me sa duket, për të ‘rikthyer’ ish – yllin e Bundesligës , trajnerin në vështirësi Solskjaer, ai do të kishte një plan.
Sipas The Athletic , trajneri dëshiron të ndryshojë pozicionin e tij në një pozicion më të prapambetur dhe mbrojtës . Jadon Sancho do të ishte stërvitur si mbrojtës i djathtë kohët e fundit në vend të Aaron Wan-Bissaka . Këtë e ka konfirmuar edhe media angleze Mirror . I riu anglez mund të zërë këtë pozicion atipik për të, në ndeshjet kundër skuadrave në fund të tabelës. r.t/abcnews.al