Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i ri i Manchester United. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga burimi pranë klubit anglez, “Manchester Evening News”. Sipas tyre, drejtuesit e United janë në kontakte me përfaqësuesit e teknikut argjentinas dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet pas ndeshjes së kësaj fundjave.
Humbja e djeshme e “Djajve të Kuq” në Champions League kundër Instanbul Basaksehir duket se nuk është kapërdirë nga drejtuesit e klubit. Gjithsesi, gjithçka do të vendoset në ndeshjen kundër Evertonit këtë të shtunë. Në rast humbjeje, Manchester do të përfundonte në vendin e 17-të në klasifikim, çka do të ishte fatale për Ole Gunnar Solskjaer.
Kujtojmë që ish-trajneri i Tottenham u largua nga drejtimi i “Spurs” në nëntorin e kaluar. Deri në muajin maj nëse një ekip do ta kishte afruar Pochettinon në stol do t’i duhej t’i paguante një kompesim londinezëve, por tashmë ky afat ka përfunduar dhe United mund të përfitojë. /abcnews.al