Solidarizohet Dinamo Zagreb, jep edhe paratë e biletave të derbit

schedule10:05 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 10:05 - 7 Dhjetor, 2019

Solidarizim nga të gjitha anët për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Dje në Rumani parullat “Pray for Albania” ishin prezente, ndërkohë që edhe në Greqi e Itali ka pasur mbështetje për shqiptarët. Në Spanjë gjithashtu surprizoi klubi i Malaga, ku luajnë Armando Sadiku dhe Keidi Bare.

Befasia e radhës vjen nga Kroaci, ku klubi i Dinamo Zagreb ka vendosur të dhurojë të ardhurat e grumbulluara nga ndeshja e djeshme me Varazdin. Jo vetëm kaq, pasi raportohet se gjiganti kroat do dhurojë edhe të ardhurat nga derbi me Lokomotiva Zagreb.

Te ku i fundit luajnë një koloni shqiptarësh, madje janë edhe protagonistë. Myrto Uzuni u shpall lojtari i javës, ndërkohë që Jon Mersinaj ishte pjesë e formacionit të javës. Aktualisht po paraqitet shumë mirë edhe Enis Çokaj e Lirim Kastrati, sikurse edhe i riu Indrit Tuci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!