Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Solidariteti na bën më të bukur/ “Ndihmë për të pamundurit”, pranë njerëzve në nevojë me dorën e shtrirë

schedule15:45 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 15:45 - 20 Dhjetor, 2023

Bamirësia nuk varfëron.  Fëmijët e një akademie futbolli në Tiranë hoqën diçka nga vetja dhe jua dhanë të tjerëve.

Një gjest solidariteti për njerëzit në nevojë në prag të festave të fundvitit.

“E  kemi bërë traditë gjatë festave të fundvitit që falë gatishmërisë dhe mirësisë që shprehin të gjithë familjarët  e fëmijëve që ne kemi në akademi  dhurojmë veshmbathje dhe ushqime për shtresat në nevojë.

Sa herë e bëni këtë akt dhurimi? 

Ne e bëjmë një herë në vit… mbase nuk është shpesh, por kjo është mundësia”

Rastësisht  kishin zgjedhur  20 dhjetorin për të qenë pranë këtyre personave  datë rreth 18 vjet  më parë  Organizata e Kombeve të Bashkuara  e shpalli si  ditën ndërkombëtare të solidaritetit njerëzor.

 “Ne ndjehemi mirë kur e bëjmë këtë veprim” 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së apelon për ndërgjegjësim dhe për të ndërmarrë veprime për një botë më të mirë.

Por sa solidarë janë shqiptarët?

Solidariteti  është identifikuar nga organizmat ndërkombëtar si një nga vlerat themelore në shekullin e 21-të, ku ata që vuajnë ose përfitojnë më pak  meritojnë ndihmën e atyre që kanë më  shumë.    Përballë sfidës së pabarazisë në rritje forcimi I solidaritetit shihet si domosdoshmëri.

“Mesazhi është I shkurtër dhe I thjeshtë, dorën në zemër”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!