“Solidaritet nga e gjithë bota, por heshtje frikacake e popullit rus”, Zelensky reagon për sulmin me raketa në Dnipro

schedule08:09 - 16 Janar, 2023

schedule 08:09 - 16 Janar, 2023

“Solidaritet nga e gjithë bota, por asnjë fjalë nga ju”. Me këto fjalë presidneti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar heshtjen frikacake e popullit rus pas sulmit me raketa në një ndërtesë në qytetin e Dnipros, i cili vrau të paktën 30 njerëz.

“Heshtja juaj frikacake, përpjekja juaj për të pritur fundin e asaj që po ndodh, do të përfundojë vetëm një ditë kur po këta terroristë do të vijnë për ju”, tha presidenti ukrainas në fjalimin e mbrëmjes.

Zelensky shtoi se ka marrë shumë mesazhe nga e gjithë bota. Dhe duke iu drejtuar rusëve në gjuhën e tyre, ai vuri në dukje “se edhe tani ata nuk kanë mundur të thonë fjalë dënimi të këtij terrori”.

Orë pas ore, rritet numri i viktimave në Dnipro, skenë e masakrës së fundit, një nga më të rëndat, në konfliktin në Ukrainë.

Të paktën 30 persona humbën jetën në ndërtesën e shkatërruar nga një raketë ruse, mes tyre edhe një vajzë 15-vjeçare. Më shumë se 70 janë plagosur, mes tyre 13 fëmijë, ndërsa fati i 30 të zhdukurve mbetet i panjohur. Edhe fëmijët po gërmojnë nëpër mbeturina, por, me kalimin e kohës, shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë minimale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!