Fatime Gjika është nënë e dy fëmijëve. Dy vite më parë humbi bashkëshortin, nga një aksident në punë.
Jeta për të ndryshoi, ndërsa mbi supe i ra përgjegjësia për të rritur e vetme dy fëmijët e mbetur jetimë.
“Me shumë vështirësi, bashëshorti u rrëzua nga pallati klur po punonte. Unë vetë nuk kam mundësi të punoj, nuk kam njërën veshkë, mezor eci nga këmba.”
40 vjeçarja mbështetet financiarisht nga shteti, ndërsa dëshiron që për fundvit të mos iu mungojë atmosfera festive dy të vegjëlve të saj.
Bashkë me djalin e saj të vogël Armirin, ajo u paraqit për të tërhequr një pako me ndihma ushqimore nga shërbimi social i Tiranës.
Në këto ditë festash, 40 vjeçarja përballet me kërkesat e fëmijëve për dhurata. Ndërsa Armiri i vogël 7 vjeçar është një djalë plot ëndrra.
“I kam kërkuar mamit boks. Çfarë do bëhesh kur të rritesh? Si ju. Gazetar? Po.”
Mes vështirësive dhe problemeve të përditshme për kujdesin e fëmijëve, Fatimja do ta presë ndërrimin e viteve në shtëpinë e saj me qira në zonën e Bathores në Kamzë me dy të vegjlit e saj.
250 pako ndihme për familjet në nevojë u ndanë nga shërbimi social i Tiranës.
Ndërkohë, sipas vendimit të qeverisë i marrë së fundmi 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social do të përfitojnë 150 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit./abcnews.al