Sokolit i “dridhet” stoli para derbit, projektohet rikthimi i “babës”

schedule09:35 - 9 Mars, 2021

schedule 09:35 - 9 Mars, 2021

Kosova pret të luajë javën e 24-t të IPKO Superligës. Ndeshja më e rëndësishme është ajo mes Gjilanit dhe Dritës. Kjo ndeshje ka vlerë të madhe për të dy skuadrat, por do jetë më delikate për Gjilanin.

Skuadra e Bylbyl Sokolit  nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit, ku numëron katër barazime dhe një humbje. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë dhe drejtuesit kërkojnë pikën e kthesës ndaj Dritës të enjten.

 

Në rast të kundërt nga Kosova, Zëri.info raporton se në rast se nuk fitohet ndaj Dritës, do të shkarkohet Bylbyl Sokoli., trajneri që zëvendësoi Gentian Mezanin pas largimit. Përveç mundësisë së shkarkimit është zbuluar edhe zëvendësuesi.

Ismet Munishi aktualisht është analist sportiv, por rikthimi në stol nuk është larg. Nga ajo që bëhet me dije ai pritet të jetë pasuesi i Bylbyl Sokolit.

 

Munishi është një nga trajnerët më të mirë në Kosovë, teksa herë pas here bën bujë me deklaratat e tij pikante, teksa njihet edhe si “baba”. Ai u shkarkua nga Ballkani në fund të vitit të shkuar dhe vendin e tij e mori Blendi Shkëmbi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!