“Sokol Sanxhaktari po e godiste si i çmendur”: Zbardhet dosja, si u masakrua Florian Lamçja

schedule16:51 - 28 Gusht, 2020

schedule 16:51 - 28 Gusht, 2020

Ndërkohë që sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Florian Lamçjes në të gdhirë të 31 korrikut në Elbasan.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë prokuroria akuzon drejtpërdrejt Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Sipas asaj që shkruhet në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga Abcnews.al, Florian Lamçja dhe Sokol Sanxhaktari nuk flisnin prej koëhsh bashkë, por ky i fundit ia kishte gjetur numrin ish-shokut përmes një gruaje duke i telefonuar disa herë më datë 30 korrik.

Gjatë marrjes në pyetje të miqve të viktimës dhe autorëve të dyshuar, prokuroria ka mësuar se në Lamçja kishte gjetur disa thirrje të humbura nga Sanxhaktari në telefonin e tij më datë 30 korrik të këtij viti. Prokuroria ka vërtetuar se mesditën e 30 korrikut, Sanxhaktari komunikoi me viktimën duke lënë të takoheshin në një ambient pranë Turizmit.

Unë shkova bashkë me Florin në lokal ku gjetëm Sokolin, Ardiano Hajdarin dhe disa persona të tjerë, të cilët po konsumonin alkool. Arsyen përse Sokoli e thirri Florin, nuk e mësova pasi ata biseduan në një ambjient të vecuar të lokalit, ku konsumuan edhe drogë”, i ka thënë dëshmitari prokurorëve.

Dëshmitari tregon se gjatë ndejtjes aty, Sanxhaktari dhe Florian Lamçja konsumuan disa herë lëndë narkotike në tualetin e lokalit dhe kur ktheheshin biseda mes tyre acarohej pa asnjë shkak.

Pasi qendruan disa orë aty duke pirë, Sanxhaktari i ka kërkuar të njohurve të tij sipas prokurorisë, që të largohen në një ambient tjetër pranë duke marrë edhe pijet me vete.

Dëshmitari tregon gjithashtu se gjatë natës, Sanxhaktari dhe Lamçja nxorrën pistoletet duke qëlluar disa herë në ajër.

Miku i viktimës thotë më tej, se në rreth orës 04:00 të mëngjesit, Lamçja i kërkoi të pranishmëve që të njoftonin vëllain e tij.

Miku i Lamçjas ka tentuar të lidhet në telefon me vëllain e tij, por ai ishte në gjumë.

Më tej, miku i viktimës sqaron se një moment doli nga lokali edhe pse Sanxhaktari nuk e lejonte dhe po merrte ajër.

“Dëgjova një zhurme te madhe kur po kthehesha sërish në lokal. Pash Florin që ishte përtoke dhe Sanxhaktar që e godiste si I tëbuar, por nuk e shihte dot me cfarë. Ika me vrap dhe thirra vëllain e Florit dhe i tregova cfarë kishte ndodhur dhe i dorëzova telefonin”- tregon ai.

Prokuroria urdhëroi sot arrestimin e Mehmet Muçës dhe Amadeus Lamçjas. I pari akuzohet për feshjen e armëve të tyre, kurse tjetri për furnizimin e të pranishmëve me lëndë narkotike, kokainë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!