Sokol Jareci: Arbitrat do të jenë më të butë, por mos prisni çudira!

schedule18:35 - 21 Prill, 2020

schedule 18:35 - 21 Prill, 2020

Sokol Jareci, shefi i Sektorit të Arbitrave, ka folur me një lidhje Skype me emisionin Studio Sprint në ABC Neës. Në bisedën e tij me moderatorin Gerti Çarcani, Jareci tha se mund të ketë një mirëkuptim nga arbitrat në ndëshkimin e lojtarëve me kartonë të verdhë, por për momentin, rregullorja është kjo aktuale.

ARBITRAT – “Patjetër, edhe ne jemi pjesë e kampionatit, jemi ekipi i fundit po themi, megjithëse jemi ata që japin verdiktet kryesore në fushë. Edhe ne si sektor arbitrimi, kemi menduar të mbajmë në tonus arbitrat, për të ruajtur formën fizike”.

VERDIKTET – “Ndoshta unë nuk ndaj të njëjtin opinion, pasi vendimet e arbitrave gjithmonë do të jenë në fokusin e lojtarëve, presidentëve, pasi në fund fare, jemi ne ata që japim verdiktet. Ne si sektor, po punojmë prej tre javësh, kemi dërguar arbitrave një program special stërvitje. Ne si sektor, jemi përgatitur edhe me video-teste, çdo javë dërgojmë këto situata me video tek arbitrat, për të ruajtur përqendrimin”.

RREGULLORJA – “Deri në përfundimin e sezonit, do t’i përmbahemi rregullores, nuk mund të dalim jashtë rregullores dhe të bëjmë eksperimente. Por ne si sektor, do të mblidhemi dhe do të diskutojmë me Federatën Shqiptare për këtë, për kartonët e verdhë, mund të jemi më të butë në ndëshkimin e lojtarëve”.

CILËSIA – “Patjetër që cilësia do të bjerë pak, pasi dhe ne jemi pjesë e futbollit, jetojmë me këtë lojë. Nuk jemi në kushte normale, më vonë mund të dalim në një përfundim. Për momentin, mos prisni çudira nga arbitrat”.

TITULLI – “Titulli i takon fushës, edhe pse arbitrat shpeshherë bëhen protagonistë me vendimet e tyre. Gjithsesi, në të gjitha kampionatet e botës, titulli ka dalë nga fusha. Edhe këtë sezon, titulli kampion të dalë nga fusha”, u shpreh Jareci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!