Sokol Cikalleshi është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Kornelia, ka lindur sot një djalë dhe sulmuesi e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale.
“Mirë se erdhe djali im Lion. Qofsh i shëndetshëm dhe i hairit”, shkruan Cikalleshi, i cili është baba edhe i një vajze.
Sa i takon anës profesionale, Cikalleshi vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare dhe aktivizohet në Turqi me skuadrën e Konyaspor. / abcnews.al