Softa: 30 hetues të BKH morën pjesë në aksionin e SPAK. Gazetari: U godit ‘foleja’ e krimit të organizuar

schedule22:27 - 20 Maj, 2024

schedule 22:27 - 20 Maj, 2024

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, në një intervistë në emisionin “360 gradë”, foli për aksionin kombëtar të shtrirë në disa qytete në vend, me qëllim goditjen e grupeve kriminale, me urdhër të SPAK.

Eksperti Softa tha se, ky aksion është vlerësuar si shumë i rëndësishëm, dhe sipas tij kanë qenë të përfshirë rreth 30 hetues të BKH-së.

“Aksioni ka pasur një rëndisi të madhe, 30 hetues të BKH që marrin pjesë. Një aksion që zgjat 30 orë, pranë SPAK ka qenë një hetues i europol është shtrirë edhe në Itali, Greqi, Holandë e Belgjikë. Mund të ketë pasur edhe dekonspirim…por nuk mund ta themi me siguri. Në këtë aksion kemi goditjen e grupit të Shkozetit, ajo që pamë ishte goditja e të gjitha atyre qendrave të përfolura që ishin dhe baza të tyre”, u shpreh eksperti Softa.

Nga ana e tij gazetari gazetari Trashëgim Sokolaj lidhur me këtë aksion tha se ky operacion i SPAK ka goditur “folenë” e krimit të organizuar.

“Ky është një nga ato hetime me të cilat SPAK po legjitimon ekzistencën e vet. Dhe ka goditur persona që nuk dalin për herë të parë në bankën e të akuzuarve, por janë persona që janë përballur disa herë me drejtësinë dhe kanë arritur t’ja imponojnë sistemit lirinë e tyre. Por unë besoj që ky operacion përbën goditjen e folesë së krimit të organizuar. Në njërën anë kemi bandat, si Durim Bami është përfolur dhe është nga personat që i ka shpëtuar operacionit. Besoj që kjo dosja e SPAK, më jep një profil të ri të këtij personi. Bami e ka filluar aktivitetin e tij kriminal”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!