Një ndër restorantet më të njohura në kryeqytet do të ofrojë një organizim të veçantë për festat kombëtare.
“Sofra e Ariut” ka përgatitur një menu të dedikuar me gatime tradicionale, duke, rikthyer shijet e vjetra në një formë të kuruar dhe bashkëkohore.
Përveç menusë, në këtë ambjentë të ngrohtë familjarë risi në festat kombëtare do të jetë edhe ekspozimi i kostumeve tradicionale nga zona të ndryshme të Shqipërisë, duke i ofruar vizitorëve një udhëtim në histori. Ajo që pikas është Xhubleta.
“Këtë vit me rastin e festave të 28-29 nëntorit për këdo Sofra është përtej një restoranti dhe përfshin një koleksion shumë të bukur veshjesh të trojeve etnografike. Cfarë mund të vecojmë është xhubleta e vajzës që ka vendosur të mos martohet. Po ashtu edhe të tjera, si veshja e zonës së Krumës”
Në “Sofra e Ariut” festat nuk kalojn me vetëm shije të paharrueshme, por, me rezervime komode dhe ambjente private, për të kaluar moment të paharrueshme familjare, por, jo vetëm.
Një hapësirë e rikonceptuar plotësisht, bashkon shërbimin e restorantit me atë të hotelerisë.
Për vizitorët ofrohen edhe dhoma me standard të lartë, ambiente të qeta mes natyrës, por edhe një koncept të ri për qëndrimet në grup.
Një risi e veçantë është mundësia për ta marrë të gjithë ambjentin me qira, duke krijuar një hapësirë tërësisht private për familje, grupe shoqërore apo aktivitete të ndryshme festive.
“Është një ambjent që t’i ofron të gjitha, reklasin, qetësinë, mundësinë për të organizuar dhe festuar evente të ndryshme familjare, shoqërore, duke ofruar një ambjent totalisht larg zhurmave. Guzhina ofron gatim, gurme duke qënë shumë më pranë familjeve”
“Sofra e Ariut” mbetet unike në autenticitetin e saj që e karakterizon në shije dhe mikëpritje, për tua shëndërruar festat në moment të paharrueshme./abcnews.al

