“Lufta e ftohtë” vijon mes socialistëve dhe kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli që sot është vendosur në qendër të sulmit nga deputeti i PS-së Ilir Metaj, i cili referuar situatës së zjarreve në Karaburun sulmon drejtuesin e pushtetit vendor, por edhe prefektin.
“Të dashur Kryetar i Bashkisë dhe Prefekt i Qarkut Vlorë, zjarrefikësit që po luftojnë me flakët në Karaburun e gjetkë, nuk kanë nevojë “tu mësoni” si mbahet pompa e ujit, ku ta hedhin ujin apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar “se u jeni afër”.
As të kujtoheni se zjarrëfikësit ekzistokërkëshin kur shpëtuan jetë njerëzish nën rrënojat e tërmetit duke rrezikuar asgjë më pak sesa jetën e tyre.
Ata nuk kanë nevojë për qoka!
Kanë nevojë që në kohë paqe, t’i pyesni e të mbani shënim, çfarë nevojash kanë për të patur “armët” e nevojshme në kohë lufte.
Makina efektive, veshje profesionale, mjete cilësore.
Dhe detyra juaj është tu plotësoni këto kërkesa!
Jo qoka!
Dhe për të mos i lënë të armatosur vetëm me gjeshtra e shkurre tek mundohen të shuajnë flakët, sikur para 100 vjetëve, kur shkoni për vizita “të suksesshme” jashtë shtetit, krijoni mundësinë tu dërgojnë avionë e helikopterë të hedhin ujë mbi zjarre( në momentet kritike si këto).
Ose,nëse nuk bëni dot miq t’u ndihmojnë falas në ditë të vështira, merrni me qera një helikopter të mbushë ujë në det, e ta zbrazë mbi flakët e Karaburunit.
Se nuk është ndonjë shkencë e madhe jo.
Mjafton dëshira, vullneti, njerëz punëtorë.
Kështu i ndihmojmë edhe zjarrëfikësit, edhe pyjet, edhe sezonin turistik.
Kështu ndihmojmë Vlorën” shkruan ai./ Abcnews.al