Socialistët Europianë mblidhen në Berlin, Taulant Balla zbardh çështjet e diskutimit

schedule11:15 - 14 Tetor, 2022

schedule 11:15 - 14 Tetor, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbardhur çështjet e diskutimit të Kongresit të Partive Socialiste Europiane (PES) që do të mbahet sot në Berlin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla, i cili do të marë pjesë në kongresin e socialistëve europianë deklaron se forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhen sot sëbashku të diskutojnë sfidat me të cilat përballet Europa: inflacioni i luftës dhe çmimet e larta të energjisë, degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhemi sot sëbashku të diskutojmë sfidat me të cilat përballet Europa: inflacioni i luftës dhe çmimet e larta të energjisë, degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.

Olaf Scholz Magdalena Andersson Sanna Marin Pedro Sánchez Pérez-Castejón António Costa Edi Rama Robert Abela Iratxe Garcia Perez.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!