SNS zgjedh lidershipin e ri, Vuçiç propozon emrin e pasardhësit të tij në krye të partisë

schedule13:12 - 27 Maj, 2023

schedule 13:12 - 27 Maj, 2023

Partia Progresive Serbe (SNS) po zhvillon Kuvedin e jashtëzakonshëm në Beograd, ku do të zgjidhet lidershipi i ri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka propozuar emrin e ministrit të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç si pasardhësin e tij në krye të partisë, shkruan N1.

“Unë do t’ju propozoj zyrtarisht për pikën e dytë, por dua të them që ndërkohë që janë edhe gazetarët, për kryetarin e SNS-së dhe sigurisht që do të marret një vendim pasi të konsultohemi të gjithë për udhëheqjen e ardhshme, sugjeroj që të zgjedhim Millosh Vuçeviqin, nënkryetarin e SNS-së, si kryetar të ri”, theksoi ai.

Vuçiç shtoi se SNS është partia kryesore që përfaqëson popullin serb dhe se nuk do të largohet kurrë prej saj.

“Çfarëdo që të bëni, unë do të jem gjithmonë me ju. Thjesht mendoj se nevojitet një qasje pak më ndryshe për të bashkuar një numër më të madh të forcave të atyre që duan të luftojnë për fitoren e Serbisë patriotike, të suksesshme, e cila do të kujdeset për qytetarët e saj”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!