Drejtoria e Azilit i ka refuzuar kërkesën për azil shtetasit turk Selami Simsek, i cili kishte kërkuar që të mos e kthenin në Turqi me argumentin se rrezikonte që të mos gjykohej sipas ligjit, por edhe se mund të humbiste dhe jetën për shkak të regjimit të Presidentit Erdogan.
Simsek ka deklaruar se i përkiste lëvizjes Gylen në Turqi dhe ky ishte shkaku që sipas tij përndiqej nga Turqia, por në argumentimin e saj në refuzimin e kërkesës, Drejtoria e Azilit shprehet se nuk e besonte se atij i rrezikohej jeta në Turqi pasi nuk e kishte argumentuar dot këtë fakt.
Po ashtu, ndryshe nga organizatat e huaja, Drejtoria e Azilit e Shqipërisë ka shkruar në letër se Turqia sipas Shqipërisë është një vend i sigurt dhe askush nuk e pëson prej bindjeve të tija politike apo fetare.
Lexo edhe: Dëbimi i turqve Simsek dhe Çelik, OKB nis hetim për qeverinë shqiptare
Praktikisht, Selami Simsek rrezikon të ekstradohet në Turqi pas këtij vendimi, ku mjaft mbështetës të Lëvizjës Gylen kanë humbur jetën në rrethana misterioze në burgje, ndërsa në qeli aktualisht gjenden me dhjetra mijëra gra dhe qindra fëmijë.
Në janar të këtij viti, Shqipëria ekstradoi duke shkelur procedurat ligjore mbështetësin tjetër të Lëvizjes Gylen në Turqi Harun Çelik.
/abcnews.al